-
Uncategorized
- Pse duhet vizituar StambolliDecember 16, 2024
- Pse duhet vizituar Stambolli
- Required plugin "Meks Easy Photo Feed Widget" is required. Please install the plugin here. or read more detailed instruction about How to setup the plugin here
—————————–————————
📍 Pozita: E vendosur direkt në një plazh privat me rërë të imët dhe gurë të vegjël, kjo oazë paqeje ndodhet buzë ujërave kristal të Detit Egje. Vetëm 3 km nga fshati i bukur peshkatar Nea Skioni, ku ju presin dyqane tradicionale, taverna mikpritëse dhe atmosfera e ngrohtë greke. Aeroporti i Selanikut është rreth 85–98 km larg, varësisht rrugës, ndërsa izolimi nga zhurma e turmave garanton qetësi të plotë dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën.
🏨 Vendosja: Hoteli ofron 115 dhoma dhe suita të llojeve të ndryshme, përfshirë dhoma standarde, superior, junior suite dhe deluxe suite, disa prej të cilave kanë pamje mahnitëse nga deti apo mali. Të gjitha dhomat janë të pajisura me ballkon ose tarracë, televizor, telefon, minibar, frigorifer, kasafortë, Wi-Fi falas, ajër të kondicionuar, tharëse flokësh, pantofla, çarçafë cilësorë dhe në disa raste edhe DVD player. Disa hapësira janë të përshtatura për mysafirët me aftësi të kufizuara.
🍽 Shërbimi: Programi “Ultra All-Inclusive” ofron mëngjes, drekë dhe darkë në restorantin elegant “Elia”, me ushqime të përzgjedhura nga kuzhina greke, mesdhetare dhe ndërkombëtare. Pasdite ofrohen snacks, ëmbëlsira dhe akullore, ndërsa gjatë mbrëmjes vonë serviren ushqime të lehta. Pijet lokale dhe disa ndërkombëtare, alkoolike dhe joalkoolike, përfshihen në çmim, së bashku me kokteje të përzgjedhura, ndërsa shërbimi në bar dhe pranë pishinës është gjithmonë në dispozicion. Për ata që kërkojnë një përvojë më romantike, ofrohet menu speciale dhe darkë private në plazh me rezervim paraprak.
🛎 Përmbajtja:Recepsion 24h, shërbim dhome 24h, mini market, qendër biznesi dhe konferencë për 200 persona, parking falas, Wi‑Fi në dhoma dhe pjesë publike.Me pagesë: babysitting, lavanderi/dry‑cleaning, qira veturash, transfers aeroporti, fax/kopjime, tablet me qira, parking VIP.Për familjet: baby cot, pillow menu, wake-up call, turn-down, ndërrim peshqirësh, early breakfast, darkë romantike me rezervim.Për relaksim të plotë, hoteli ofron dy pishina të jashtme – njëra e madhe dhe një zonë për fëmijë – si dhe një pishinë të brendshme me Jacuzzi. Plazhi privat është i pajisur me çadra dhe shtretër falas, ndërsa mysafirët e suitave kanë në dispozicion edhe gazebo private që mund të merren me qira. Spa-ja ofron sauna, hamam, whirlpool, masazhe relaksuese dhe trajtime bukurie për trupin dhe fytyrën. Për të apasionuarit pas sportit, janë në dispozicion dy fusha tenisi, palestër moderne, fushë volejbolli në plazh, mini golf, ping-pong dhe bilardo, ndërsa sportet ujore si kajaku, surf-i apo jet-ski janë të disponueshme me pagesë.
🏊♂️Sporti dhe argëtimi:Programi i argëtimit përfshin aktivitete ditore dhe mbrëmje festive, muzikë live dhe mbrëmje tematike dy herë në javë. Për më të vegjlit, ofrohet mini klub, mini disco dhe aktivitete të përshtatura për moshat e tyre.
—————————–————————