• Ballina
  • Udhëtime
  • Rreth Nesh
  • Na kontaktoni
  • OW / 100 Euro - RT / 180 Euro
    Linjë e rregullt : Maqedoni - Belgjikë - Maqedoni

    OW / 100 Euro - RT/ 180 Euro
    Linjë e rregullt: Maqedoni - Gjermani - Maqedoni

  • Uncategorized

    • Pse duhet vizituar Stambolli
      December 16, 2024
  • Required plugin "Meks Easy Photo Feed Widget" is required. Please install the plugin here. or read more detailed instruction about How to setup the plugin here
  • Ballina
  • Udhëtime
  • Rreth Nesh
  • Na kontaktoni
View Photos

    Share this tour
    • For More Informations

      +389-75-422-220
      Mon - Sat 9.00 - 18.00
    • Paris & Disneyland

      TURQI | Antalya | Alanya| Grand Cortez Resort Hotel & Spa

    1 User Online

    Paris & Disneyland

    Oct

    PARISI 4 DITË / 3 NETË – TRANSPORT AJROR

    I shtrirë në brigjet e lumit Sena, i cili e ndan në dy pjesë, ky qytet i mrekullueshëm, i njohur si “Qyteti i dritës”, është qendra politike, ekonomike dhe kulturore e shtetit francez. Ai është një nga qytetet më të rëndësishme në botë, ku ndodhen selitë e shumë organizatave ndërkombëtare. Për shkak të historisë së tij dy mijëvjeçare, Parisi gjithmonë ka qenë vend i ngjarjeve historike me rëndësi, si dhe vendtakim i artistëve më të njohur në botë.

    Numri i madh i monumenteve dhe atraksioneve turistike, si Pallati i Versajës dhe Montenblo, katedralja Notre Dame, Kisha Sacré-Cœur, muzetë Louvre, Orsay dhe shumë të tjera, do ta bëjnë qëndrimin tuaj në këtë qytet-muze të paharrueshëm.

    Dita 1 – 04.10.2025 (E Shtunë)
    Tubimi i grupit në aeroportin e Shkupit në orën 10:30.
    Nisja për në Paris në orën 12:35, me mbërritje në orën 15:35.
    Transfer i organizuar me autobus deri në qytet me një shëtitje panoramike të shkurtër që përfshin: Galerinë Lafayette, Operan, Kopshtet e Luksemburgut, dhe Lagjen Latine.
    Sistemimi në hotel.
    Kohë e lirë për darkë (opsionale).
    Fjetje në hotel.


    Dita 2 – 05.10.2025 (E Diel)
    Mëngjes.
    Vizitë panoramike e organizuar e Parisit me autobus.
    Vizitohen: Bulevardi i Elizeve, Kulla Eifel, Harku i Triumfit, Sheshi Konkord, dhe Shtëpia e Invalidëve.
    Kohë e lirë për vizita fakultative në muzeun e Luvrit, Kullën Eifel, ose një shëtitje me anije në lumin Sena.
    Kthim në hotel.
    Kohë e lirë për darkë (opsionale).
    Fjetje në hotel.

    Dita 3 – 06.10.2025 (E Hënë)
    Mëngjes.
    Vizitë e organizuar gjatë gjithë ditës në parkun argëtues Disneyland me autobus.
    Bileta përfshin hyrje në 2 parqe.
    Kthim në hotel.
    Fjetje në hotel.


    Dita 4 – 07.10.2025 (E Martë)
    Mëngjes.
    Kohë e lirë për shopping.
    Nisja nga Parisi në orën 12:00.
    Fluturimi nga Parisi në orën 16:05, me mbërritje në Shkup në orën 18:45.


    Informacione shtesë të rëndësishme për udhëtimin:

    ✔ Për këtë udhëtim është i nevojshëm pasaportë biometrike valide, me afat të paktën 90 ditë nga data e udhëtimit
    ✔ Afati i fundit për anulim të aranzhimit nga ana e agjencisë është 7 ditë para udhëtimit
    ✔ Për rezervim kërkohet pagesë paraprake prej 30% të shumës totale; pagesa e plotë duhet të bëhet 15 ditë para udhëtimit
    ✔ Për realizimin e aranzhimit dhe ekskursioneve kërkohen minimumi 20 udhëtarë
    ✔ Çmimet e përmendura për hyrjet në objekte mund të ndryshojnë dhe nuk janë të garantuara
    ✔ Rendi i vizitave të përshkruara në program mund të pësojë ndryshime, në varësi të kushteve atmosferike ose marrëveshjes me udhëtarët
    ✔ Për këtë aranzhim zbatohen kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Vip Travel

    • Included
      Biletë avioni në relacionin Shkup–Paris–Shkup me kompaninë Wizzair
      Taksat e aeroportit
      Bagazh dore falas deri në 10 kg
      3 netë akomodim me mëngjes në hotel me 3 yje nga zinxhiri IBIS
      Transport i organizuar me autobus nga aeroporti deri në hotel dhe anasjelltas
      Shëtitje panoramike e qytetit me autobus të organizuar
      Vizitë njëditore në 2 parqe të Disneyland-it
      Organizimi i udhëtimit dhe shoqërues nga agjencia gjatë gjithë qëndrimit në Paris
      Taksa turistike
    • Not Included
      Transporti me metro dhe autobus në Paris (çmimi është rreth 17€ për karnet prej 10 udhëtimesh)
      Bileta për Kullën Eifel – hyrje deri në katin e dytë: 28€
      Bileta për Muzeun e Luvrit – vetëm hyrja: 28€
      Bileta për shëtitje me anije në lumin Sena – 25€

    Write A Review Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *


    • Ndihmë

      • Pyetjet e shpeshta
      • Mënyra e pagesës
    • Na kontaktoni në

      +38975422220

      info@viptravel.mk

      Filip Vtori Makedonski 15-2

    • Tours
    • Cookies
    • Privacy
    © Copyright 2024. Powered by BF DEVELOPMENT