-
Uncategorized
- Pse duhet vizituar StambolliDecember 16, 2024
- Pse duhet vizituar Stambolli
- Required plugin "Meks Easy Photo Feed Widget" is required. Please install the plugin here. or read more detailed instruction about How to setup the plugin here
4 DITË / 3 NETË – UDHËTIM ME AEROPLAN
Brukseli – konsiderohet si kryeqyteti i Evropës, një qytet vërtet multikulturor që të mahnit me arkitekturën e tij, me sheshet e mbushura me lule dhe kafenetë e shumta, me parqet e bukura dhe katedralet gotike. Është i njohur për Atomiumin, për kuzhinën e shijshme, çokollatën belge, shpirtin e gjallë të banorëve të tij, rrugët plot gjallëri dhe qendrat e mëdha tregtare.
Amsterdami – qyteti i lirisë dhe argëtimit, qyteti i artit dhe pikturës. Amsterdami konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në Evropë dhe rrallë kush nuk dëshiron ta vizitojë, madje edhe të jetojë aty. Është i njohur për kanalet që kalojnë nëpër qytet, për kujdesin e banorëve ndaj mjedisit dhe natyrës, si dhe për vendet e mrekullueshme për shëtitje.
_________________________________________
___________________________
DITA 1 – 15.05.2026 (e premte)
Takimi i grupit në aeroportin e Shkupit, dy orë para nisjes. Fluturimi për në Bruksel në ora 06:00, me mbërritje në 08:45. Pas transferit të organizuar, fillon turi panoramik i qytetit: vizitë te Atomiumi, një nga simbolet më të njohura të qytetit, vazhdim në parkun Cinquantenaire dhe në lagjen evropiane, me ndalesa pranë institucioneve kryesore si Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian.
Më tej vizitohen Pallati Mbretëror dhe Place Royal, për të vazhduar drejt Mont des Arts – një kompleks i bukur kulturor me pamje panoramike.
Shëtitja vazhdon në pjesën historike të qytetit: Grand Place, Bashkia dhe shtëpitë tradicionale të esnafeve, si dhe Manneken Pis. Vizitë edhe në Galeries Royales Saint-Hubert, një galeri elegante tregtare.
Opsionale: hyrje në Atomium. Akomodim në hotel, kohë e lirë për darkë. Fjetje.
DITA 2 – 16.05.2026 (e shtunë)
Pas mëngjesit, nisje drejt Bruges, një nga qytetet më romantike në Evropë. Vizita përfshin parkun Minnewater dhe liqenin e njohur si “Liqeni i Dashurisë”, si dhe kompleksin historik Begijnhof.
Shëtitja vazhdon përgjatë mureve mesjetare dhe portave të vjetra të qytetit, si dhe te mulliri tradicional me erë. Në qendër vizitohet Grote Markt me kullën e famshme Belfry, si dhe Burg Square me ndërtesa historike si Bashkia dhe Bazilika e Gjakut të Shenjtë.
Opsionale: ngjitje në kullë ose shëtitje me varkë nëpër kanalet piktoreske. Akomodim në hotel pranë kufirit Holandë–Belgjikë. Fjetje.
DITA 3 – 17.05.2026 (e diel)
Mëngjesi dhe nisje drejt Amsterdam. Turi panoramik përfshin Dam Square, Pallatin Mbretëror, Kishën Nieuwe Kerk dhe Monumentin Kombëtar.
Vazhdon me pamje nga ura e njohur Magere Brug dhe lumi Amstel. Vizitë e jashtme në muzetë më të rëndësishëm si Rijksmuseum dhe Muzeu Van Gogh, si dhe Concertgebouw.
Më pas shëtitje në lagjen Jordaan, e njohur për kanalet e bukura, arkitekturën tradicionale dhe atmosferën e gjallë.
Opsionale: shëtitje me varkë nëpër kanale ose vizitë në A’DAM Lookout për pamje panoramike të qytetit. Akomodim në hotel. Fjetje.
DITA 4 – 18.05.2026 (e hënë)
Pas mëngjesit, nisje drejt Hagë, ku zhvillohet një tur panoramik me vizitë te Peace Palace, Binnenhof dhe Noordeinde Palace.
Më pas vazhdim drejt Rotterdam, qytet modern dhe dinamik, ku do të shihni urën Erasmus, tregun e mbuluar Markthal dhe shtëpitë unike kubike.
Transfer drejt Eindhoven për fluturimin e kthimit në ora 15:50, me mbërritje në Shkup në 18:30.
_________________________________________________
Kushtet e përgjithshme për destinacionet evropiane me WizzAir:
Për këtë udhëtim kërkohet pasaportë biometrike e vlefshme të paktën 90 ditë pas përfundimit të udhëtimit.
Afati i fundit për anulim të udhëtimit nga ana e agjencisë: 7 ditë para nisjes.
Për rezervim, kërkohet pagesë e plotë (100%).
Ekziston mundësia për anulim të udhëtimit 15 ditë përpara nisjes, me mbajtje të 50% penalitet.
Anulimi më pak se 15 ditë para udhëtimit: penalitet 100%.
Çmimet e biletave të hyrjes në objektet turistike mund të ndryshojnë dhe nuk janë të garantuara.
Rendi i vizitave në program mund të ndryshohet për shkak të kushteve atmosferike, trafikut ose marrëveshjes me udhëtarët.
Për këtë udhëtim vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Vip Travel
