-
Uncategorized
- Pse duhet vizituar StambolliDecember 16, 2024
- Pse duhet vizituar Stambolli
- Required plugin "Meks Easy Photo Feed Widget" is required. Please install the plugin here. or read more detailed instruction about How to setup the plugin here
Naples – Sorrento – Amalfi Coast 4 DITË / 3 NET – UDHËTIM ME AEROPLAN
Naples – I themeluar mbi 2.500 vjet më parë, Napoli është një nga qytetet më të vjetra të banuara vazhdimisht në botë. Shëtisni nëpër qendrën e tij historike – pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO – ku rrugicat e ngushta me kalldrëm të çojnë drejt kishave të fshehura, katakombeve nëntokësore dhe pallateve shekullore.
Capri – Duke u ngritur mbi ujërat blu të thella të Detit Tirren, Capri është një ishull ëndrrash që prej shekujsh mahnit vizitorët. I njohur për shkëmbinjtë dramatikë, shpellat me ngjyrë bruz dhe sharmin elegant, Capri përfaqëson përzierjen perfekte të bukurisë natyrore, luksit dhe stilit italian të jetesës.
__________________________________
Çmimi: 419€ (25.978 denarë)
__________________________________
Dita 1 (e premte)
Takimi i grupit në aeroportin e Shkupit, 2 orë para fluturimit. Fluturim nga Shkupi për në Naples. Nisja në ora 16:30, mbërritja në Napoli në ora 18:10. Shëtitje panoramike nëpër qytet me vizitë të pikave kryesore: Duomo di Napoli – katedralja, Royal Palace of Naples, Piazza del Plebiscito – sheshi qendror, Teatro di San Carlo – teatër i famshëm, Castel Nuovo – kështjellë mesjetare, dhe atraksione të tjera. Akomodim në hotel. Fjetje.
Dita 2 (e shtunë)
Mëngjesi. Transferim në portin e Sorrento, nisje me traget për në Capri. Shëtitje panoramike në ishull me vizitë të atraksioneve kryesore: Villa Jovis – vilë romake e perandorit Tiber, Chiesa di Santa Maria – kishë me rëndësi historike, Faro di Capri – fari i ishullit, Villa San Michele – vilë e njohur me muze dhe kopshte, dhe Chiesa di San Michele Arcangelo. Kthim me traget në Sorrento. Akomodim dhe fjetje në hotel.
Dita 3 (e diel)
Mëngjesi. Turë në këmbë nëpër Sorrento me vizitë të portit, katedrales, Monastery of Saint Francis Sorrento, dhe Basilica of Sant’Antonino.
Opsionale:
Dita 4 (e hënë)
Mëngjesi. Kohë e lirë për plazh. Pasdite transferim në aeroportin e Naples. Nisja në ora 18:45, mbërritja në Shkup në ora 20:15.
_______________________________
Për shkak të ndalimit të qarkullimit të autobusëve përgjatë Amalfi Coast, udhëtimet dhe ekskursionet në Positano dhe Amalfi do të realizohen ekskluzivisht me anije, sipas itinerarit në vijim:
Sorrento – Positano → Positano – Amalfi → Amalfi – Salerno
Çmimi për këtë udhëtim me tre anije është 50 euro.
Pagesa bëhet në destinacion.
Për personat që nuk do ta zgjedhin këtë udhëtim, do të organizohet transport me autobus direkt nga Sorrento në Salerno (nëpër autostradë), me kohë të lirë të paraparë në Salerno.
_______________________________
Kushtet e përgjithshme për destinacionet evropiane me WizzAir:
Për këtë udhëtim kërkohet pasaportë biometrike e vlefshme të paktën 90 ditë pas përfundimit të udhëtimit.
Afati i fundit për anulim të udhëtimit nga ana e agjencisë: 7 ditë para nisjes.
Për rezervim, kërkohet pagesë e plotë (100%).
Ekziston mundësia për anulim të udhëtimit 15 ditë përpara nisjes, me mbajtje të 50% penalitet.
Anulimi më pak se 15 ditë para udhëtimit: penalitet 100%.
Çmimet e biletave të hyrjes në objektet turistike mund të ndryshojnë dhe nuk janë të garantuara.
Rendi i vizitave në program mund të ndryshohet për shkak të kushteve atmosferike, trafikut ose marrëveshjes me udhëtarët.
Për këtë udhëtim vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Vip Travel.
Shënim i rëndësishëm:
