PARISI 4 DITË / 3 NETË – TRANSPORT AJROR
I shtrirë në brigjet e lumit Sena, i cili e ndan në dy pjesë, ky qytet i mrekullueshëm, i njohur si “Qyteti i dritës”, është qendra politike, ekonomike dhe kulturore e shtetit francez. Ai është një nga qytetet më të rëndësishme në botë, ku ndodhen selitë e shumë organizatave ndërkombëtare. Për shkak të historisë së tij dy mijëvjeçare, Parisi gjithmonë ka qenë vend i ngjarjeve historike me rëndësi, si dhe vendtakim i artistëve më të njohur në botë.
Numri i madh i monumenteve dhe atraksioneve turistike, si Pallati i Versajës dhe Montenblo, katedralja Notre Dame, Kisha Sacré-Cœur, muzetë Louvre, Orsay dhe shumë të tjera, do ta bëjnë qëndrimin tuaj në këtë qytet-muze të paharrueshëm.