-
Uncategorized
- Pse duhet vizituar StambolliDecember 16, 2024
- Pse duhet vizituar Stambolli
- Required plugin "Meks Easy Photo Feed Widget" is required. Please install the plugin here. or read more detailed instruction about How to setup the plugin here
PARIS 4 DITË / 3 NET – UDHËTIM ME AEROPLAN
Shtrirë në brigjet e lumit Sena, i cili e ndan në dy pjesë, ky qytet i mrekullueshëm, i njohur si “Qyteti i dritës“, është qendra politike, ekonomike dhe kulturore e shtetit francez. Ai është një nga qytetet më të rëndësishme në botë, ku kanë selinë e tyre shumë organizata ndërkombëtare. Për shkak të historisë së tij dy mijëvjeçare, Parisi ka qenë gjithmonë vend i ngjarjeve të rëndësishme historike dhe pikë takimi e artistëve më të njohur botërorë. Numri i madh i monumenteve dhe atraksioneve turistike si Pallati i Versajës dhe Monteneblo, Katedralja Notre Dame, Kisha Sacré-Cœur, muzetë e Luvrit, Orsay dhe shumë të tjerë, do ta bëjnë qëndrimin tuaj në këtë “muze qytet” të paharrueshëm.
______________________
Çmimi: 399€ (24,740 denarë)
___________________________
Dita 1 – 08.11.2025 (E shtunë)
Takimi i grupit në aeroportin e Shkupit në ora 10:30.
Nisja për në Paris në ora 12:30 dhe mbërritja në ora 15:30.
Transfer i organizuar me autobus drejt qytetit, me një tur panoramik të shkurtër që përfshin: Harkun e Triumfit (Arc de Triomphe), Sheshin e Konkordës (Place de la Concorde), Champs-Élysées, Asamblenë Kombëtare (Assemblée Nationale), Les Invalides dhe Varrin e Napoleonit, si dhe Kopshtet e Tuileries (Tuileries Garden).
Sistemim në hotel. Kohë e lirë për darkë (opsionale). Fjetje në hotel.
Dita 2 – 09.11.2025 (E diel)
Mëngjes.
Udhëtim i organizuar me autobus drejt pjesës së re të Parisit – La Défense.
Kohë e lirë për shëtitje, vizita, pazar ose (opsionalisht) ekskursion në Versajë.
Nga pjesa e re vazhdohet drejt Kullës Eiffel, me një ndalesë të shkurtër për fotografi te Trocadéro.
Kohë e lirë për vizitë të Kullës Eiffel.
Kthim në hotel. Kohë e lirë për darkë (opsionale). Fjetje në hotel.
Dita 3 – 10.11.2025 (E hënë)
Mëngjes.
Nisje e organizuar drejt Lagjes Latine (Quartier Latin). Vizitë e Panteonit (nga jashtë), Kopshteve të Luksemburgut dhe Kishës së Zonjës së Bekuar (Notre Dame) (nga jashtë).
Vazhdim i turit me vizitë në Bastijë dhe Operën Garnier.
Ekskursioni vazhdon drejt Montmartre, me vizitë në Kishën e Zemrës së Shenjtë (Sacré-Cœur) dhe sheshin e artistëve (Place du Tertre).
Turi përfundon me një ndalesë të shkurtër për vizitë nga jashtë të Moulin Rouge dhe kohë të lirë për fotografi.
Opsionalisht, vizitë e organizuar në Muzeun e Luvrit, ndërsa në mbrëmje – lundrim me anije në lumin Sena.
Kthim në hotel dhe fjetje.
Dita 4 – 11.11.2025 (E martë)
Mëngjes.
Nisje drejt Bulevareve të Mëdha – Haussmann.
Kohë e lirë për pazar dhe shëtitje në zonën e Galerisë Lafayette dhe Muzeut të parfumeve Fragonard.
Nisja nga Parisi në ora 12:00.
Nisja e fluturimit nga Parisi në ora 16:10 dhe mbërritja në Shkup në ora 18:30
____________________________________
Informacion i rëndësishëm:
Të gjitha rezervimet për ekskursionet bëhen para nisjes.
Ekziston mundësia për rezervim të dhome treshe.
___________________________________________
Kushtet e përgjithshme për destinacionet evropiane me WizzAir
• Për këtë udhëtim kërkohet pasaportë biometrike e vlefshme të paktën 90 ditë pas datës së kthimit
• Afati i fundit për anulimin e aranzhimit nga ana e agjencisë: 7 ditë para udhëtimit
• Për rezervim kërkohet pagesë e plotë (100%)
• Mundësi anulimi të udhëtimit 15 ditë para nisjes, me mbajtje të 50% penalitet
• Anulim më pak se 15 ditë para udhëtimit – penalitet 100%
• Çmimet e biletave hyrëse në objektet turistike mund të ndryshojnë dhe nuk janë të garantuara
• Rendi i vizitave në program mund të ndryshohet për shkak të kushteve atmosferike, trafikut ose marrëveshjes me udhëtarët
• Për këtë udhëtim vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Vip Travel.
