-
Uncategorized
- Pse duhet vizituar StambolliDecember 16, 2024
- Pse duhet vizituar Stambolli
- Required plugin "Meks Easy Photo Feed Widget" is required. Please install the plugin here. or read more detailed instruction about How to setup the plugin here
Dita 1. Shkup-Bratisllavë
Takim i grupit në kohën e dakorduar dhe nisje për në Bratisllavë. Rruga kalon nëpërmjet R. Serbisë dhe R. Hungarisë. Udhëtim gjatë natës me pushime gjatë rrugës.
Dita 2. Bratisllavë
Arritja në Bratisllavë në orët e hershme dhe shëtitje në qytet, sheshin e mesjetës me Shatërvani i Rolandit, katedralen e Shën Matinit, pllati barok ku Mocarti ka performuar veprat e tij, pallati Pauli ku Franz List dha koncertin e tij të parë… Akomodimi në hotel (në varësi të kohës së akomodimit dhe vizitës mund të jetë në renditje të kundërt). Kohë e lirë pasdite për shëtitje individuale. Bujtje.
Dita 3. Bratisllavë- Vienë- Pandorf- Budapest
Mëngjesi. Pas mëngjesit, largimi nga hoteli dhe nisja për në Vjenë, me vizitë të tërsishme gjatë rrugës të Vjenës – kryeqytetit të Austrisë dhe Pandorfit, një nga pikat më të njohura në Evropë. Mbërritja në Vjenë në mëngjes dhe shëtitja e qytetit: Teatri i Operas, Pallatet e Hofburgut, Pallati Belvedere, Ringshtrasse, Katedralja e Shën Stefanit. Pallati Shënburs ( pjesa e jashtme). Kohë e lirë për shëtitje individuale. Pasdite vizitë në Pandorf dhe kohë e lirë për shopping. Mberritja ne Budapest në orët e mbrëmjes. Akomodimi ne hotel ne Budapest. Bujtje.
Dita e 4. Budapest
Mëngjesi. Pas mëngjesit vijon një xhiro në qytet: rrugët Andrashi dhe Rakocci, urat e Danubit, Pallati Mbretëror, Citadela. Kohë e lirë për shëtitje në rrugën Vaci, e cila përfundon me pastiçerinë Zerbo. Mundësia për lundrim fakultativ me anije në Danub, nën urat e bukura me mundësinë e një pamje unike nga uji të ndërtesave më mbresëlënëse në Budim dhe Pesta.
Nisja për në Maqedoni në orët e mbrëmjes dhe arritja në orët e paraditës.